LAJMI I FUNDIT:

Shkaktarët e erës së tharbtë nga goja

Shkaktarët e erës së tharbtë nga goja

Era e tharbtë nga goja paraqitet te personat me dehidrim të shprehur të organizmit, te temperatura e lartë, barkqitja dhe vjellja e shpeshtë. Nganjëherë edhe stresi mund të ndikojë në paraqitjen e erës së përkohshme nga goja.

Kuptohet, era e tharbtë nga goja mund të jetë edhe pasojë e ndonjë procesi patologjik në organizëm dhe atëherë ajo mund të largohet vetëm pas mjekimit të sëmundjes bazë. Në këto raste mund të bëhet fjalë për sëmundje të traktit respirator, tretës, urogjenital dhe endokrin, këshillon Telegrafi.

Për shkak të lidhjes anatomike, thuajse të gjitha sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes japin erë të keqe nga goja, ndërsa kjo doemos ndodh te të sëmurët me bronkektazi dhe apces pulmonar.


Sëmundjet e ezofagut, lukthit dhe zorrëve, sidomos ato kancerogjene, përcillen me erë të keqe nga goja. Për diabetikët është karakteristike era e acetonit, për të sëmurët me cirrozë të mëlçisë është karakteristike era e gjakut të zbërthyer, ndërsa te sëmundjet e veshkave me uremi, paraqitet era e amoniakut.

istockphoto

Çfarë tregon era e keqe e gojës në mëngjes për shëndetin tonë: Shkaqet dhe gabimet që përkeqësojnë gjendjen
Lexo po ashtu Çfarë tregon era e keqe e gojës në mëngjes për shëndetin tonë: Shkaqet dhe gabimet që përkeqësojnë gjendjen

Era e pakëndshme e gojës paraqitet edhe pas nxjerrjes së dhëmbëve ose pas ndërhyrjeve tjera kirurgjike në gojë.

Erë shumë e keqe u vjen personave të cilët kanë ulceracione në zgavrën e gojës (afta, stomatit herpetik dhe infeksione tjera virusale të gojës) ose nekrozë në gojë (AIDS, leukozë).

Dhëmbët me karies dhe dhëmbët e prishur, rrënjët e mbetura dhe xhepat parodontozë, janë vende të qëndrimit të pjesëve nga ushqimi, të cilët me kalimin e kohës zbërthehen dhe japin një aromë të keqe. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori