Çfarë tregon era e keqe e gojës në mëngjes për shëndetin tonë: Shkaqet dhe gabimet që përkeqësojnë gjendjen

A keni menduar ndonjëherë pse fryma juaj mban erë të rëndë pas një nate gjumë? Sigurisht, ju keni qëndruar vetëm 8 orë pa larë dhëmbët, por, këtë e bëni edhe gjatë ditës!
Këtu është arsyeja pse: Kur flini, goja juaj thahet. Dhe kur goja juaj thahet, bakteret që prodhojnë erë të rëndë shumohen.
“Kur flini, rrjedhja normale e pështymës zvogëlohet,” shpjegon Dr. Cram. “Kjo është arsyeja pse fryma juaj mund të mos jetë e freskët në mëngjes.”
Nëse merrni frymë gojë ose gërhisni natën, ka më shumë të ngjarë të keni frymë të keqe në mëngjes, në krahasim me ata që marrin frymë me hundë.
Në të dyja këto situata, goja juaj është edhe më e prirur të thahet, duke rritur kështu mundësinë e shumimit të baktereve të këqija (sepse në fund të fundit është pështyma ajo që neutralizon bakteret).
Shkaqet e tjera të frymës së rëndë:
Disa ilaçe mund të bëjnë që goja juaj të thahet brenda natës, prandaj përkeqëson halitozën (gjendja e erës së gojës) .
Alergjitë, gjithashtu mund të përkeqësojnë gjendjen. Mukoza që vesh pjesën e fytit tuaj bëhet një vatër shumimi për bakteret. Nëse kjo zonë infektohet (për shembull kur jemi me grykët) fryma mban një erë të rëndë karakteristike.
Gjithashtu, duhanpirësit mund të kenë frymë të keqe në mëngjes. Pirja e duhanit jo vetëm që mund të thajë gojën, por gjithashtu mund të rrisë temperaturën e gojës tuaj, duke e bërë kështu atë një vatër shumuese për bakteret që shkaktojnë frymë të keqe.
Bakteret që shkaktojnë erë grumbullohen në gjuhën tuaj e midis dhëmbëve tuaj, prandaj sigurohuni t’i lani mirë dhëmbët në mëngjes. Sigurohuni që ta bëni këtë të paktën 2 minuta, dhe jo 35-40 sekondat si shumë njerëz.
Gjithashtu, pasi të keni larë dhëmbët, lajeni edhe gjuhën tuaj. “85% e frymës së keqe vjen nga gjuha”, sipas dentistit të Nju Jorkut Irwin Smigel, DDS, presidenti dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane për Estetikën Dentare, shkruan Living.
Vetëm furça nuk do të largojë grimcat e ushqimit që mund të mbeten midis mishrave të dhëmbëve. Përdorimi i fillit dentar është po aq i rëndësishëm sa larja! /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A mundet ushqimi të ulë nivelin e testosteronit?

Agjërimi, leximi dhe gjërat tjera që ju bëjnë më të mençur!

Shkenca: Çajit nuk keni nevojë t’i shtoni sheqer për t’ia përmirësuar shijen

Lodhja juaj mund të jetë shenjë e anemisë, këto ushqime të pasura me hekur mund të ndihmojnë

Gjumi i pamjaftueshëm dhe rritja e rrezikut të prekjes nga virozat

A shkaktojnë diabet ushqimet me sheqer? Ç’duhet të dini

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani

Dyshohet se pagoi mijëra euro për ta vrarë gruan, kush është Naim Murseli

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

Politikani serb, Sanduloviq: Vuçiq pret urdhrin nga Putin për të filluar luftën në Kosovë

Shpreh mllef dhe e gjykon lojën e tij brenda - e fejuara i dërgon një audio-mesazh dhe e takon Bucin live

Dorasi ka deklaruar se është paguar nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Murselit