LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e iPhone 12 të Apple në Kinë më të larta se sa pritej në Q4

Shitjet e iPhone 12 të Apple në Kinë më të larta se sa pritej në Q4

Duket sikur iPhone 12 i ri është një pajisje ‘hit’ në Kinë. Sipas një raporti të fundit, Apple ka pasur shitje të rreth 18 milionë njësive të iPhone ri në Q4 të 2020.

Kjo me sa duket ka shtyrë pjesëmarrjen e Apple në tregun e telefonave në Kinë në rreth 20% për tremujorin.


Lajmi vjen në një raport nga Digitimes, të cilët kanë thënë se para kësaj prodhuesit e tjerë të telefonave mbajtën 90% të tregut kinez.

Dërgesat marramendëse të tremujorit të katërt të ‌iPhone 12‌ ndihmuan në shtyrjen e pjesës së Apple në segmentin e telefonave të Kinës në mbi 20% në tremujorin e katërt 2020 dhe uli pjesën e kombinuar të markave kineze në rreth 78%, thanë burimet, duke cituar të dhëna të tregut.

Gama e re e pajisjeve të Apple, iPhone 12 janë telefonat e tyre të parë 5G, kështu që kjo mund të jetë një nga arsyet pse Apple po sheh rritje të shitjeve.