LAJMI I FUNDIT:

Shitet modeli i vetëm nga Ferrari, nuk është aq i shtrenjtë sa mendohet (Foto)

Shitet modeli i vetëm nga Ferrari, nuk është aq i shtrenjtë sa mendohet (Foto)

Çmimi mund të konsiderohet i arsyeshëm, pasi kemi të bëjmë me një makinë paksa të shëmtuar

Shanset për të pasur një veturë të vetme, janë shumë të vogla, transmeton Telegrafi. Vetëm klientëve me llogari të majme bankare, Ferrari iu mundëson përmes një programi, që t’ju punojë vetëm një model, i cili nuk hyn më në prodhim. Rezultatet e tyre janë të mahnitshme, por jo të gjitha makinat e vetme janë kryevepra.

Vetëm miliarderët kanë mundësi të krijojnë diçka të veçantë, por ja që ka mundësi që edhe ne të vdekshmit të zotërojmë një të tillë. Është vënë një Ferrari në shitje, që nuk ka çmim aq të lartë dhe të papërballueshëm.

Ky është Ferrari 328 GTS Conciso, i prodhuar me 1989 me dizajn nga Michalak, që pritet të shitet në ankand gjatë muajit maj. Ankandi fillon me 100 mijë euro, ndërsa nuk pritet që dikush të ofrojë më shumë se 140 mijë, gjë që nuk është dëgjuar kurrë në botën e modeleve të vetme nga Ferrari.

Arsyeja pse është kaq i lirë, besohet se ka të bëjë me pamjen e shëmtuar. Megjithëse bukuria është subjektive, dukja e kësaj veture është shumë e çuditshme. Prej se është prodhuar, qëndroi mbyllur për katër vite, derisa u prezantua në edicionin e vitit 1993 në Frankfurt Motor Show. Prandaj ka edhe shumë prekje të viteve të 90-ta.

Nën kapak, e ka motorin 3.2-litra V8 që prodhon 270 kuajfuqi. Energjinë e transmeton përmes pesë shpejtësive manuale, ndërsa peshon vetëm 360 kilogramë. Nuk ka kulm dhe i mungojnë dyert, ndërsa për ta vozitur duhet vënë helmetë, gjë që është një përvojë shumë interesante. /Telegrafi/