LAJMI I FUNDIT:

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Itali

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Itali

Kombëtarja e Shqipërisë ishte e përqendruar te dueli në Spanjë, por vëmendja e tifozëve kuqezi nuk ishte vetëm në Alikante, por edhe për ndeshjen e 9 Tetorit me kombëtaren e Italisë.

Të gjitha biletat në stadiumin “Loro Boriçi” për sfidën e së hënës ndaj “të kaltërve” janë shitur në kohë rekord.


Nga blerjet online, për të vazhduar me biletat e tribunave C dhe E, të fundit që ishin në dispozicion në dyqanin zyrtar të Federatës së Futbollit, me çmimin simbolik prej 1,000 lekësh të reja janë shitur.

Panucci: Nëse marrim rezultat pozitiv ndaj Spanjës dhe Italisë do ishte shumë mirë për imazhin e Shqipërisë
Lexo po ashtu Panucci: Nëse marrim rezultat pozitiv ndaj Spanjës dhe Italisë do ishte shumë mirë për imazhin e Shqipërisë

Biletat përfunduan kur kishin mbetur më tepër se 72 orë nga nisja e ndeshjes, ndërsa mbetet ende e lart kërkesa për të parë ndeshjen e parë në histori, ku Kombëtarja do të presë në shtëpi Italinë, përcjell SS.

Në Shkodër, Shqipëria do të ketë mbështetjen maksimale të tifozëve, me stadiumin që do të jetë i mbushur me kapacitet të plot prej më tepër se 16 mijë vende.

Belotti – Ajeti, duel nga ndeshja e parë në Itali

Për vetë sfidën ndaj Italisë, mbyllja e kualifikueseve të Botërorit 2018 do të jetë emocionuese për Shqipërinë dhe tifozët kuqezi, që pse jo, ëndërrojnë të regjistrojnë një fitore historike përballë “të kaltërve” katër herë kampionë të botës.

Ndeshja do të jetë e fundit në kuadër të Grupit G dhe pritet të fillojë nga ora 20:45.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori