Pjesa lindore e Japonisë, është vërshuar nga shirat e rrëmbyeshëm, duke shkaktuar rrëzimin e shtëpive dhe përmbytjen e rrugëve.

Brenda 12 orëve, në qytetin Ushiku në Chiba kanë rënë 283 milimetra shi, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e fatkeqësisë natyrore, Reuters raporton se dhjetë persona kanë vdekur, derisa shumë të tjerë të mbetur pa kushte elementare banimi, po trajtohen në qendrat e evakuimit.

Njësitet emergjente po bëjnë përpjekje që t’ju vihen në ndihmë banorëve në nevojë, ndërsa ka probleme të mëdha të qarkullimit në trafik.

Vërshimet ndodhën disa ditë, pasi kjo pjesë e Japonisë është goditur ditë më parë nga një tajfun i fuqishëm, si pasojë e të cilën shumë persona humbën jetën dhe u shkaktuan shumë dëme materiale. /Telegrafi/