LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Nuk u shkarkuam por u dorëhoqëm

Shilegov: Nuk u shkarkuam por u dorëhoqëm

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov ka komentuar ngjarjet e djeshme në LSDM ku në krye me kryetarin Zoran Zaev kanë bërë ndryshimeve drastike në kryesinë dhe në anëtarësinë e ngushtë të partisë, duke ndryshuar kryetarët e degëve dhe nënkryetarët e partisë së bashku me sekretarin Aleksandar Kiracovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetarët e ndryshuar janë Petre Shilegov, Frosina Tashevska-Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri dhe Bllagoj Boçvarski.


Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe ish-nënkryetari i LSDM-së para gazetarëve ka thënë se nuk janë shkarkuar por kanë dhënë dorëheqje. “Së pari herë do të doja që të qartësoja ndryshimin mes shkarkimin, ndërrimit dhe dhënies së dorëheqjes. Unë së bashku me shokët kemi dhënë dorëheqje gjatë javës së kaluar nga pozita e nënkryetarit të LSDM-së. Edhe para mbledhjes, unë kam thënë se ne si parti duhet të jemi të gatshëm që fitoren në zgjedhjet presidenciale ta bëjmë edhe në zgjedhjet parlamentare. Të gjithë këtë e bëjmë që mos kthehet fashizmi që për 15 vite e ka promovuar OBRM-PDUKM-ja” ka thënë Shilegov mes tjerash.

Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre ministra për shkak të rezultateve të dobëta dhe arrogancës nga zyrtarët (Video)
Lexo po ashtu Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre ministra për shkak të rezultateve të dobëta dhe arrogancës nga zyrtarët (Video)

Edhe Frosina Remenski ka komentuar heqjen nga pozita e nënkryetares në LSDM duke thënë se ajo do të vazhdojë luftën për drejtësi në parti dhe në politikë. /Telegrafi/