Shikoni videoklipin e BB Poqit nga albumi i tij i pestë (Video)

Rokeri legjendar shqiptar, BB Poqi, ka publikuar videoklipin e tij të ri, bashkë me albumin të cilin e ka promovuar në një mbrëmje të veçantë.
Një prej rokerëve më të mirë që ka njohur muzika shqiptare, ka vendosur që të kthehet fuqishëm në skenë.
Ai tash ka publikuar një videoklip të ri, në bashkëpunim me Leonard Canhasin – Nardin, i titulluar “Dhe në vdeksha pa t’pa”.
Videokipi u realizua nga Leutrim Bajrami (Anymate), teksa tekstin e ka realizuar Dardan Shkreli në muzikë të vet BB Poqit.
Por, kjo nuk është e tëra. Albumi i pestë i BB Poqit po ashtu erdhi tash bashkë me videoklipin.
Në një mbrëmje të veçantë për miqt dhe mediat, ai ka promovuar albumin e tij të ri, i cili është i pesti deri tash në karrierë e që e kulmon një karrierë tejet të suksesshme të tij.
BB Poqi edhe një herë kështu konfirmon se është një prej rokerëve më të mëdhenj që ka njohur muzika moderne shqiptare në shkeullin 21, në një treg e industri muzikore ku për rokerët është e vështirë mbijetesa në raport me kohën. /Telegrafi/




















































