LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si trajnon Deadpool (Video)

Shikoni si trajnon Deadpool (Video)

Aktori Ryan Reynolds në rrjetet e veta shoqërore rregullisht tregon se çfarë është e nevojshme për t’u bërë superhero…

“Deadpool 2” kur është shfaqur në kinema dhe ka bërë aq kaos, sa që ka lënë shumë prapa hakmarrësit dhe është bërë filmi më i shikuar në botë. Ai ka arritur të fitojë sasi të mëdha parash dhe të arrijë rekorde të reja në botën e superheronjve, transmeton Telegrafi.


Natyrisht, ylli kryesor, Ryan Reynolds, është në qendër të vëmendjes mediatike dhe të gjithë mezi presin që ta pyesin dhe të mësojnë se cilat janë përshtypjet e tij pas javës së parë të shfaqjes së këtij filmi.

Ajo që ndoshta njerëzve më shumë u intereson është – çfarë është e nevojshme që dikush të bëhet Deadpool.

Ryan Reynolds është njëri ndër ata aktorë hollivudianë i cili çdo ditë stërvit dhe kujdeset për trupin e vet, mirëpo kur t’i vijë radha Deadpoolit, atëherë stërvitjet e tij bëhen më të fuqishme.

“Para fillimit të xhirimit me siguri kaloj 6 – 8 muaj në palestër ku aktivisht dhe rigorozisht stërvit. Nuk jam si Hugh Jackman që gjatë gjithë vitit të jem në formë kulmore, por i jap vetes pak pushim, dhe kur t’i arrijë radha Deadpoolit, atëherë duhet patjetër sërish të kaloj nëpër tmerrin e palestrës”, ka thënë Reynolds inë një intervistë.

Ai në rrjetet e veta shoqërore ka postuar disa klipe të cilat tregojnë se në çfarë mënyre ai stërvit dhe si përgatitet për rolin, ndërkaq ne po ju tregojmë vetëm një pjesë të vogël nga ai klip.

/Telegrafi/