Shikoni se si veturat e ISIS-it hedhen në erë nga helikopterët rusë në Siri (Video)

Disa video të reja të publikuara nga ministria e mbrojtjes ruse, shfaqin momentet kur helikopterët rusë të tipit Mi-28NE, gjuajnë veturat e xhihadistëve të ISIS-it në Siri.
Disa nga videot janë postuar nga Dmitry Rogozin, zëvendëskryeministër i Rusisë i ngarkuar me industrinë ushtarake, transmeton Telegrafi.
Helikopterët Mi-28NE përdorin raketa anti-tank të tipit Ataka që janë të komanduara dhe të projektuara të eliminojnë automjete të ndryshme të blinduar, siç janë veturat dhe kamionët e Shtetit Islamik.
Në njërën nga videot e postuara, shihen xhihadistët duke ikur nga veturat e tyre që ishin futur në cak nga helikopterët rusë. /Telegrafi/
И тут в цель pic.twitter.com/kwqfOOxQT9
— Dmitry Rogozin (@Rogozin) April 6, 2016
"Ночные охотники" за привычной работой pic.twitter.com/rL5ceH30Eq— Dmitry Rogozin (@Rogozin) April 6, 2016
"Держу, держу, держу...эх, хорошо!" - поэзия русских пилотов армейской авиации. pic.twitter.com/rmNm2J0b8Q
— Dmitry Rogozin (@Rogozin) April 6, 2016


















































