Estrada shqiptare është bërë edhe me një yll të ri të muzikës rap dhe një shumë të veçantë.

Këngëtarja e muzikës popullore, Linda Morina, së fundi ishte bërë “hit” me këngët e saj kushtuar figurave të ndryshme politike në Kosovë.


Por, ajo është larg nga reperi më i ri në skenën shqiptare, i cili, siç raporton Telegrafi,  ka “realizuar” një këngë për mbase personalitetin më të famshëm në trojet shqiptare – Ermal Mamaqin.

Këtë e ka zbuluar vetë aktori shqiptar, i cili ka postuar videon në profilin e tij në Facebook, që është edhe profili më i ndjekur në mesin e shqiptarëve (një një milionë e gjashtëqind mijë ndjekës). /Telegrafi/