LAJMI I FUNDIT:

Shikoni a jeni në listën e borxhlinjve të DAP-it në Maqedoni

Shikoni a jeni në listën e borxhlinjve të DAP-it në Maqedoni

Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) ka publikuar një listë me borxhilinj, të cilët nuk kanë paguar tatime dhe taksa, që nuk e kanë kryer këtë obligim, as pas afatit të prillit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në listë janë mbi 4500 subjekte juridike – ndërmarrje publike, firma private, shoqëri aksionare dhe persona fizik.

Edhe kësaj radhe, në listë gjenden ndërmarrjet publike ”Rrugët e Maqedonisë”, ”Radio-Televizioni i Maqedonisë”, ”Pyjet e Maqedonisë”, ”Ndërmarrja publike për menaxhimin me objektet sportive në pronësi të RM-së”, ”Ndërmarrjet Publike Komunale të Tetovës, Gostivarit, Strugës, dhe ndërmarrje tjera.

Në listën e atyre që nuk kanë paguar janë edhe firma shtetërore humbëse dhe firma që tash e disa vite janë në falimentim. Listën mund ta kontrolloni këtu./Telegrafi/