LAJMI I FUNDIT:

Shikojeni si e shpëtojnë shoferin e ngecur brenda veturës që digjej (Video)

Shikojeni si e shpëtojnë shoferin e ngecur brenda veturës që digjej (Video)

Në Alaskë të Shteteve të Bashkuara është shpëtuar shoferi i një veture, që është rrotulluar dhe ka marrë flakë.

Me të marrë lajmin e aksidentit, polici Mitchel Veenstra ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i është përveshur aksionit për shpëtimin e viktimës, transmeton Telegrafi.


Së bashku me disa persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes, polici kanadez e ka shtyrë makinën, me flakë dhe shtëllunga tymi.

Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihni aksionin e suksesshëm që bëri Veenstra dhe kalimtarët e rastit, për ta nxjerrë shoferin nga automobili që digjej.

Mësohet se shoferi është dërguar në spital me njërin krah të lënduar rëndë, por pa plagë të tjera. /Telegrafi/