LAJMI I FUNDIT:

A shihni të njëjtën gjë që panë gjyqtarët e VAR-it? Bëhet viral goli i anuluar i Arbnor Mujës ndaj Çekisë

A shihni të njëjtën gjë që panë gjyqtarët e VAR-it? Bëhet viral goli i anuluar i Arbnor Mujës ndaj Çekisë

Mbrëmjen e djeshme (e enjte), Kombëtarja e Shqipërisë mundi Çekinë me rezultat 3-0 dhe fitorja në stadiumin “Air Albania” mund të ishte edhe më bindëse po të mos ishte marrëzia e gjyqtarëve në sallën e VAR-it.

Kuqezinjtë kryesonin 3-0 falë një goli të Jasir Asanit dhe dy golave ​​të Taulant Seferit, por në minutën e 82-të, Arbnor Muja i shpëtoi mbrojtjes çeke dhe shënoi për 4:0.


Megjithatë, goli i sulmuesit anësor mitrovicas u anulua pas ndërhyrjes së gjyqtarëve nga dhoma e VAR-it, për shkak të pretendimit për pozitë jashtë loje.

Tashmë në ripërsëritje ishte e qartë se goli ishte plotësisht i rregullt, por gjyqtari kryesor i VAR-it, Rob Dieperink, doli në përfundimin se ishte jashtë loje pasi u hodhën linjat e famshme kuqeblu në fushë.

Gjyqtari kryesor Danny Makkelie respektoi vendimin e kolegut të tij nga dhoma e VAR-it, por tashmë e gjithë bota po qesh me gjyqtarët holandezë.

Gjegjësisht, vijat e mbrojtësit më të afërt të Çekisë me portierin e tyre dhe Mujës nuk janë tërhequr paralelisht me qendrën, por në mënyrë diagonale, gjë që shihet qartë me sy të lirë.

Është e kuptueshme që gabime të tilla grafike, edhe pse vërtet të rralla, mund të ndodhin, por pyetja është se si Dieperink nuk e vuri re gabimin e dukshëm, aq më tepër që gjithçka ndodhi pranë vijës qendrore dhe ai mund të shihte qartë se vija e pozitës jashtë loje nuk ishte paralele me të.

Fatmirësisht për ekipin kombëtar shqiptarë, ky gol nuk pati ndikim asgjë në fund, sepse fituan thellë dhe janë pothuajse të sigurt që do të marrin pjesë në Euro 2024, që organizohet në vitin e ardhshëm në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori