SHIBA Inu me emrin, Hana e bëri pronarin e saj të qeshë pasi iu afrua detit në plazh dhe filloi të krijojë flluska, pavarësisht se përndryshe ajo ka frikë nga uji.

Pronari Nomura Yasuko e çoi qenin në një plazh në Japoni. Për të kapërcyer frikën e saj, Hana e zhvendosi fokusin e saj në lojën me flluska dhe ishte e vendosur t’i “bënte ato të zhdukeshin”.

Ajo shikoi flluskat dhe u hodh mbi to, duke i goditur me putrat e saj të vogla.

Kur flluskat u zhdukën, ajo zhyti kokën në pellg duke u përpjekur t’i gjente ato.

“Ai nuk e do ujin, por i pëlqen të luajë,” shpjegoi pronari për Daily Star. “Kjo është, padyshim, hera e parë që e kam parë të sillet në këtë mënyrë,” shtoi ajo. /Telegrafi/