LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet versioni ekskluziv i 718 Spyder

Shfaqet versioni ekskluziv i 718 Spyder

Version special, sikur modeli standard të mos mjaftonte

Makinat nga Porsche, veçanërisht ato GM kanë dizajne shumë të mira dhe praktike, mirë gjithnjë ka mundësi që blerësit të bëjnë modifikime të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Që nga ndryshimi i ngjyrës, apo shtimi i fuqive, të gjitha këto mund t’i bëjë Porsche Exclusive, që deri më tani ka modifikuar shumë makinë, ndërsa tashmë e ka shfaqur edhe versionin 718 Spyder që lansohet gjatë vitit që vjen.

“Siluetë e përkryer, që e dallon prej modeleve tjera 718, ndërsa është një makinë me perfomancë të lartë, që e bënë edhe më special” thuhet krahas imazheve të shpërndara nga Porsche.

Megjithëse ndryshimet janë të lehta, kanë bërë që të shumë përfundime të kenë dukje tjetër. Në to përfshihen pjesët metalike në dritat e përparme dhe të pasme, si dhe lyerja me një një ngjyrë speciale të zezë të kapakëve të rrotave dhe dorezave.

Të interesuarit për këtë Porsche 718 Spyder, duhet të sigurojnë së paku 86,500 euro, që është çmimi bazë, ndërsa për çdo opsion duhet të paguhet shtesë. /Telegrafi/