LAJMI I FUNDIT:

I shfaqet nga askund në mes të autostradës, shoferi i veturës përplaset me dollapin e librave (Video)

I shfaqet nga askund në mes të autostradës, shoferi i veturës përplaset me dollapin e librave (Video)

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një shoferi derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe me veturë në një autostradë – atij i shfaqet nga askund një dollap librash në mes të rrugës në Teksas.

Shoferi Greg Beauregard po voziste nëpër një autostrade, kur një veturë që lëvizte para tij bën një kthesë të befasishme, dhe para syve i shfaqet një dollap librash të cilin e godet, transmeton Telegrafi.


Ai nuk kishte kohë të reagojë për të frenuar, dhe si rezultat u përplas me veturë në dollapin e drurit që nuk dihet se si kishte përfunduar në mes të një autostrade.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, ndërsa shoferi i veturës pasi inspektoi dëmet vazhdoi rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/