Në episodin e ri të Schengen Visa, stafi detyrohet të dalë në rrugë të shpërndajë fletushka që ta rrisë nivelin e ultë të punës.

Të dielën është shfaqur “Ka ra puna”, episodi i fundit i Schengen Visa, ku shohim personazhet e zakonshme me problemet dhe sfidat qesharake të tyre.

LuleMall është duke u bërë gati për t’u hapur, dhe shumë shpejtë do të kemi një hapje solemne. Ibra në anën tjetër, në mungesë të Lules dhe aplikantëve, kohën po e kalon ose duke lexuar ditarin e Nëntorit, së bashku me Lirijën, ose duke luajtur “abëz” me Nëntorin.

Të gjitha lajmet nga Schengen Visa Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Xhejmsi shfaqet në skenë, ku e detyron Nëntorin të vishet me maskotë, e të shpërndajë fletushka në rrugët e qytetit, për të provuar rritjen e aplikantëve.

Fati i Nëntorit ndryshon kur Xhejmsi e lë vet, e i ndodhë diçka e padëshiruar. Basrija ndërkohë po kalon shumë më mirë, duke pasur punë, e duke u dëfryer me pacientët e tij. Në këtë episod i paraqitet një pacient me emrin Ernest, i cili gjatë natës vishet zi dhe frikëson banorët e fshatit.

Tinka dhe Lulja duket se po e kuptojnë njëri tjetrin dhe do të fillojnë shpejt hapjen e LuleMall, duke porositur nga GjirafaMall, e duke i shitur ato produkte më shtrenjtë.

Këtë episod të Schengen Visa mund ta shikoni më poshtë, apo në GjirafaVideo.