LAJMI I FUNDIT:

Sheqeri gjithashtu mund të prishet, dhe ja si ta kuptoni se nuk është për përdorim

Sheqeri gjithashtu mund të prishet, dhe ja si ta kuptoni se nuk është për përdorim

Sheqeri është një artikull që të gjithë e kemi në shtëpi dhe jemi nga ata që zakonisht e blejmë në sasi të mëdha, ndaj kalon disa muaj në raftet e kuzhinës

Por a keni menduar ndonjëherë për sa kohë sheqeri mund të qëndrojë në kuzhinën tuaj dhe të jetë ende i përdorshëm?


Sheqerit nuk i kalon afati i përdorimit, por kjo nuk do të thotë se do të jetë i freskët me kalimin e muajve.

Sheqeri i bardhë i granuluar me të vërtetë ka një jetëgjatësi të pakufizuar, veçanërisht nëse ruhet në një vend të thatë dhe të errët.

Përveç kësaj, sheqeri është një konservues efektiv dhe, meqenëse thith lagështinë nga ushqimi, shpesh është një përbërës kyç në turshi, transmeton Telegrafi.

Megjithëse sheqeri mund të mos ketë një datë kalimit të përdorimit, ai mund të kontaminohet nga dëmtuesit, lagështia dhe substanca të tjera që mund të ndikojnë në cilësinë e tij apo ta bëjnë të pasigurt për përdorim. Përveç kësaj, sheqeri mund të absorbojë aromat dhe shijet.

Shumë organizata të sigurisë ushqimore rekomandojnë të hidhni qesen e sheqerit pas dy vjetësh, por nëse nuk vini re ndonjë ndryshim në erë ose cilësi, sheqeri i vjetër do të funksionojë po aq mirë sa një qese e re me sheqer.

Më në fund e dimë: Është zbuluar se si saktësisht e “ushqen” sheqeri kancerin dhe e bën edhe më vdekjeprurës
Lexo po ashtu Më në fund e dimë: Është zbuluar se si saktësisht e “ushqen” sheqeri kancerin dhe e bën edhe më vdekjeprurës

Po sheqeri kaf?

Sheqeri kaf ka reputacionin e një mall që prishet dhe në këtë rast i referohet më së shumti faktit se ngurtësohet shumë në ajër. Një enë hermetike e parandalon këtë në një masë të madhe.

Nëse sheqeri juaj kaf ngurtësohet, mund ta vendosni për pak kohë në mikrovalë ose ta përzieni me disa pika ujë dhe do ta zbutë sheqerin.

Studimi i ri nuk gjen arsye për ta zëvendësuar fruktozën me glukozë
Lexo po ashtu Studimi i ri nuk gjen arsye për ta zëvendësuar fruktozën me glukozë

Rekomandohet që sheqeri kaf të ruhet në një enë hermetike dhe të përdoret brenda dy viteve për freski dhe shije optimale.

Për më tepër, ju mund të ruani sheqerin kaf në frigorifer, por mbani në mend se do t’ju duhet ta shkrini disa orë përpara se ta përdorni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori