LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Zëri i qytetarëve ishte i qartë, duan BE dhe NATO-n

Sheqerinska: Zëri i qytetarëve ishte i qartë, duan BE dhe NATO-n

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Radmilla Sheqerinska dhe Bujar Osmani folën për referendumin e djeshëm në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sheqerinska u shpreh se dje qytetarët e Maqedonisë votuan me dinjitet dhe zgjodhën rrugën eurotalantike.


Ajo tha se në referendum dolën mbi 600.000 qytetarë dhe shumica absolute votuan “Për” dhe ky është mesazh i qartë i vullnetit të qytetarëve, për mbështetjen rrugës euroatlantike të vendit.

“Ata që dolën të votojnë morën përgjegjësi për vendin dhe votuan “për” anëtarësim në NATO dhe BE”, tha Shqereinska.

Ajo shtoi se zëri i qytetarëve është e qartë të gjithë partitë politike dhe politikanët të mblidhen dhe t’i vendosin interesat e vendit para atyre partiake.

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do ta kenë në njërën anë Maqedoninë evropiane dhe në tjetrën izolimin.

Ndërsa Bujar Osmani tha se dje ishte ditë historike për Maqedoninë. Votimi i mbi 600. 000 votuesve “për” jep legjitimet marrëveshjes me Greqinë.

Instrumenti për të matur marrëveshjen me Greqinë s’ka të bënte me censusin e referendum. Mbi 600.000 vota janë të mjaftueshme për të vazhduar procesi për marrëveshjen me Greqinë.

Ai tha se çështja tani transferohet në Kuvendin dhe u shpreh i sigurt se shumica e deputetëve do ta përkrahin ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/