LAJMI I FUNDIT:

Shënoi gol në Kupën e Azisë, sulmuesi irakian u përjashtua me të kuq për një aryse qesharake

Shënoi gol në Kupën e Azisë, sulmuesi irakian u përjashtua me të kuq për një aryse qesharake

Sulmuesi i Irakut, Aymen Hussein, mori një karton të kuq për shkak të ‘festimit të tepërt’ të golit që shënoi në Kupën e Azisë ndaj Jordanisë, dhe kjo doli të ishte një moment kyç i kësaj ndeshje.

27-vjeçari i cili në nivel klubesh luan për Al-Quwa Al-Jawiya në Irak, i dha avantazhin shtetit të tij në minutën e 76-të në ndeshjen e cila u luajt në Katar.


Vetëm disa momente pasi shënoi golin, ai vrapoi në fund të stadiumit aty ku ishin të pozicionuar me qindra tifozë të Irakut për të festuar golin.

Hussein më pas performoi një festim kinse ishte duke ngrënë me duart e tij, gjest ky që e shtyu gjyqtarin Alireza Faghani t’i jap kartonin e dytë të verdhë dhe ta përjashtoj me të kuq, veprim ky që tensionoi situatën.

Mediumi i njohur nga Katari, Al-Jazeera, ishin të frustruar nga kjo sekuencë e ngjarjeve që ndodhën në këtë ndeshje.

“Nuk mund ta besoj këtë, disa sekonda pasi shënoi, Aymen Hussein u përjashtua me karton të kuq. Ai mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të mënyrës së festimit. Është e vështirë të shohësh se çfarë bëri ai gabim aty, por gjyqtari nuk hezitoi për ta nxjerrë kartonin”, thuhej në blogun e tyre.

Iraku ishte favorit absolut në këtë takim por kur mbetën me vetëm dhjetë lojtarë në fushë gjërat u vështirësuan për ta.

Pasi iu nënshtruan një presioni të madh në momentet e fundit të këtij takimi, Jordania eventualisht shënoi në minutën e 95-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë shënuan edhe golin dramatik të fitores./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori