LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se partneri po ju tradhton

Shenjat që tregojnë se partneri po ju tradhton

Të gjithë ndonjëherë brengosemi se a po na tradhton partneri, dhe kjo është një gjë normale.

Pra, herë pas here filloni të brengoseni se partneri juaj nuk është 100% besnik, dhe kryesisht gjërat e vogla ju bëjnë të mendoni kështu, transmeton Telegrafi.

Qoftë nëse partneri fillon të vonohet pas pune, nuk i përgjigjet thirrjeve apo fillon të veprojë çuditshëm.

Të gjitha këto mjaftojnë që t’ju bindin se ai po ju tradhton.

Megjithatë, si mund ta dini nëse vërtet është tradhti?

Ekspertët kanë treguar për top dhjetë shenjat nga të cilat duhet të keni kujdes:

– Kujdeset më shumë për privatësinë (për celularin, e-mailet, rrjetet sociale, etj.)

– Mban distancë nga ju dhe e shmangë kontaktin me sy

– Fillon t’i kushtojë më shumë kujdes pamjes fizike: vishet më mirë, parfumohet, etj.

– Nuk sillet në mënyrë ‘normale’: nuk brengoset për çështjet familjare, përqendrohet vetëm në gjëra tjera

– Bën dush në orë të vona

– Ka shenja parfumi ose buzëkuqi në rroba. /Telegrafi/