LAJMI I FUNDIT:

Sheholli: 90% e shqiptarëve që punuan me mua në Sigurimin Shtetëror sot janë në Policinë e Kosovës

Sheholli: 90% e shqiptarëve që punuan me mua në Sigurimin Shtetëror sot janë në Policinë e Kosovës

Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka pasur debate të ashpra për Gjykatën Speciale dhe vrasjet e luftës.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka lexuar disa fjali që thotë se i referohet një shkrimi nga “LA Times” për gjoja një deklaratë të Fatmir Shehollit në kohë të luftës ku ky i fundit akuzon UÇK-në për vrasjen e babait të tij.


Kajtazi i ka thënë Shehollit se ka punuar në Televizionin e Prishtinës në atë kohë.

Të gjitha këto i ka mohuar Sheholli, duke sqaruar edhe aktivitetin e tij në ato vite, përcjell Telegrafi.

“Kam punuar prej vitit 1989 deri në maj të 93-ës në sektorin e Analitikes në Sigurimin Shtetëror, ku kemi qenë 85% shqiptarë. Prej atyre njerëzve që kam punuar me ta, sot 90% e tyre punojnë në Polici të Kosovës”.

“Kur ne kemi kërkuar të largohemi, Presidenti historik Rugova na ka shkruar në atë kohë duke na thënë: ‘Nëse ju largojnë nga dera, ju kthehuni nga dritarja dhe hyni brenda’”.

Sheholli thotë se ky grup kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në atë kohë.

Fatmir Sheholli tregon për herë të parë: Spacialja më ftoi për Komunikatën e UÇK-së që përmend vrasjen e babait tim në vitin 1997
Lexo po ashtu Fatmir Sheholli tregon për herë të parë: Spacialja më ftoi për Komunikatën e UÇK-së që përmend vrasjen e babait tim në vitin 1997

Analisti më pas tregon se dy vëllezërit e tij kanë qenë të angazhuar në UÇK, prandaj edhe nuk duan të besojnë se UÇK-ja ka vrarë babain e tij.

“Ai që ka ngrehur gishtin mund të jetë shqiptar, por jo UÇK-ja”, tregon Sheholli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori