LAJMI I FUNDIT:

Shefi i OKB-së arrin në Ukrainë pas bisedimeve me Putinin në Moskë

Shefi i OKB-së arrin në Ukrainë pas bisedimeve me Putinin në Moskë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka arritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, përpara bisedimeve me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ai shkroi se “Kam arritur në Ukrainë pas vizitës në Moskë”.


“Ne do të vazhdojmë punën tonë për të zgjeruar mbështetjen humanitare dhe për të siguruar evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit. Sa më shpejt të përfundojë kjo luftë, aq më mirë – për hir të Ukrainës, Rusisë dhe botës”, shkroi ai.

Dje, shefi i OKB-së dhe presidenti Vladimir Putin “ranë dakord në parim” për angazhimin e OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në evakuimin e civilëve dhe ushtarëve nga fabrika e çelikut Azovstal.

Sekretari i OKB-së, Guterres: Jam i shqetësuar thellësisht me situatën humanitare në Ukrainë
Lexo po ashtu Sekretari i OKB-së, Guterres: Jam i shqetësuar thellësisht me situatën humanitare në Ukrainë

Kjo e fundit, e cila është shkatërruar pothuajse tërësisht nga sulmet ruse, është rezistenca e fundit e mirë organizuar në Mariupol.

Rreth 2,000 trupa dhe 1,000 civilë thuhet se janë të strehuar në bunkerë nën strukturën e shkatërruar. /Telegrafi/