LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i OKB-së, Guterres: Jam i shqetësuar thellësisht me situatën humanitare në Ukrainë

Sekretari i OKB-së, Guterres: Jam i shqetësuar thellësisht me situatën humanitare në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka qëndruar në Moskë, ku ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin si dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov.

Putin ka rënë dakord “në parim” për përfshirjen e Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq në evakuimin e qytetarëve nga uzina Azovstal në Mariupol.

Putin: Ne ende presim një zgjidhje diplomatike me Ukrainën
Lexo po ashtu Putin: Ne ende presim një zgjidhje diplomatike me Ukrainën

Guterres i tha presidentit rus se “pushtimi i Ukrainës bie në kundërshtim me kushtetutën e kartës së OKB-së”.

Ai tha se ishte thellësisht i shqetësuar për situatën humanitare në shtetin ukrainas.

Guterres tha se dëshiron të krijojë një grup të ri të përbërë nga Ukraina, Rusia dhe OKB-ja “për të bashkërenduar ngritjen e korridoreve humanitare”.

Theksojmë se sot kanë dështuar të krijohen korridoret humanitare në Mariupol, megjithëse ushtarët rusë kishin bërë thirrje që qytetarët janë të lirë të largohen.

Putin thotë se situata është tragjike në qytetin e Mariupolit
Lexo po ashtu Putin thotë se situata është tragjike në qytetin e Mariupolit

Ndërkohë, Putin ka deklaruar se situata në qytetin port është e ndërlikuar dhe mjaft tragjike gjersa ka fajësuar pa e justifikuar Ukrainën.

Ndryshe, Guterres pritet të udhëtojë edhe drejt Kievit, ku do të takohet me zyrtarët ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori