LAJMI I FUNDIT:

Shefi i CIA-s viziton Izraelin, mes tensioneve me Iranin

Shefi i CIA-s viziton Izraelin, mes tensioneve me Iranin

Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, William Burns, do të jetë në Izrael të martën për bisedime mbi armikun e përbashkët Iranin, pasi rritja e tensioneve i “errësoi” bisedimet për rivendosjen e një marrëveshjeje historike bërthamore.

Sidoqoftë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënës i kryeministrit Naftali Bennett nuk dha detaje mbi agjendën e bisedimeve të shefit të CIA-s në Izrael.


Por faqja e internetit e Walla News tha se ai do të diskutonte programin bërthamor të Iranit dhe aktivitetet e tij në rajon me Bennett dhe homologun e tij izraelit David Barnea.

Walla News tha se Burns gjithashtu do të udhëtonte në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, për bisedime me presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe shefin e inteligjencës Majed Faraj.

Vizita vjen mes asaj që analistët e kanë quajtur një “luftë në hije”, e cila ka parë një valë sulmesh ndaj anijeve të lidhura me Iranin dhe Izraelin.

Ndryshe, një diplomat karriere, Burns luajti një rol kyç në afrimin e SHBA me Iranin që çoi në një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive të mëdha.

Por me mbështetje të fortë nga Izraeli, presidenti i atëhershëm Donald Trump braktisi marrëveshjen në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori