Trump thotë se nëntë anije iraniane janë 'fundosur' nga SHBA-të

Donald Trump sapo ka dhënë një përditësim mbi operacionet ushtarake amerikane në vazhdim në dhe përreth Iranit.


Presidenti amerikan postoi në Truth Social, lidhur me sulmin ajror amerikan mbi pozicionet iraniane, transmeton Telegrafi.

"Sapo jam informuar se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije iraniane, disa prej të cilave relativisht të mëdha dhe të rëndësishme", tha Trump.

Selia detare e Iranit u "shkatërrua kryesisht" në një sulm të veçantë, shtoi Trump.

Ishte vetë Trump që njoftoi për vrasjen e liderit suprem Ajatollah ali-Khamenei, i cili gjendej në një zyrë kur u godit nga aeroplanët amerikanë. /Telegrafi/