LAJMI I FUNDIT:

SHBA, rezolutë kundër Princit saudit

SHBA, rezolutë kundër Princit saudit

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi një rezolutë për të ndaluar ndihmën ushtarake ndaj Arabisë Saudite për luftën në Jemen, si dhe bëri përgjegjës Princin saudit të kurorës, Muhamed Bin Selman për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Kjo është hera e parë në histori që një prej Dhomave të Kongresit voton për të tërhequr trupat amerikane nga ndonjë konflikt ushtarak, sipas Ligjit të Fuqive të Luftës të vitit 1973.


Pavarësisht se rezoluta është simbolike e nuk ka gjasa të kthehet në ligj, ajo del kundër politikave dhe qëndrimeve publike të presidentit Trump.

Më pas Senati votoi unanimisht për të akuzuar Princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, për vrasjen e analistit të gazetës Uashington Post, Jamal Khashoggi.

Senatori i pavarur i Vermont-it, Bernie Sanders, që e bashkëhartoi rezolutën me republikanin Mike Lee të shtetit Utah, e përshëndeti votimin.

“Sot i themi qeverisë despotike të Arabisë Saudite se ne nuk do të bëhemi pjesë e aventurës së tyre ushtarake. Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e fatkeqësisë më të madhe humanitare të botës”.

Por Arabia Saudite nuk ishte shënjestra e vetme rezolutës së Senatit, përcjell oranews.tv.

Një pjesë e tekstit i bën thirrje Kinës të hapë Tibetin për diplomatët amerikanë dhe për gazetarët, në të kundërt Shtetet e Bashkuara do të sanksionojnë zyrtarët kinezë përgjegjës për krahinën budiste.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori