LAJMI I FUNDIT:

SHBA publikon raportin e ri për ngrohjen botërore

SHBA publikon raportin e ri për ngrohjen botërore

Sipas një raporti të qeverisë amerikane, në Shtetet e Bashkuara është duke u shtuar ndikimi i ndryshimeve klimatike, që shihet konkretisht në stuhitë e fuqishme, thatësirat dhe zjarret në pyje,

Raporti, i hartuar me ndihmën e më tepër se 12 agjencive dhe departamenteve qeveritare, shpesh bie ndesh me politikën e Presidentit Donald Trump, i cili është tërhequr nga marrëveshja për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës, me qëllimin për të rritur në maksimum prodhimin e karburanteve fosile në vend. Trump dhe disa anëtarë të kabinetit të tij kanë hedhur vazhdimisht dyshime mbi përcaktimin shkencor të ndryshimeve klimatike duke thënë se shkaqet nuk janë përcaktuar ende.


Raporti që u publikua me miratimin e Kongresit amerikan, u publikua të premten disi në heshtje, në fundjavën e festës së Ditës së Falenderimeve.

Shtëpia e Bardhë e kritikoi raportin si të pasaktë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Lindsay Walters i tha agjencisë Reuters se raporti “bazohet së tepërmi në skenarin më ekstrem, në kundërshtim me prirjet e përcaktuara prej një kohe të gjatë, duke supozuar që …do të kishim teknologji dhe novacione të kufizuara dhe një shtim të madh të popullsisë.”

Në raportin “Vlerësim për Klimën Globale”, prej më tepër se 1 mijë faqesh, paralajmërohet se ka për të patur fatkeqësi natyrore më të fuqishme dhe më afatgjata, të shkaktuara të paktën pjesërisht, nga ngrohja globale. /VOA /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori