SHBA përballë një vendimi të ri në Lindjen e Mesme, përmendet goditja e Hezbollahut nga Al-Sharaa


Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte mirë që Izraeli të tërhiqej nga disa pjesë të Libanit dhe Sirisë jugore.
Ai ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë për t’i dhënë “dritën jeshile” udhëheqësit sirian Ahmed al-Sharaa për një operacion kundër Hezbollahut.
“Do të ishte mirë që Izraeli të dilte nga disa pjesë të Libanit dhe Sirisë jugore”, ka thënë Trump, duke shtuar se Ahmed al-Sharaa dëshiron të hyjë në këto zona dhe të eliminojë Hezbollahun.
“Po mendoj t’i jap dritën jeshile”, është shprehur presidenti amerikan, pa dhënë detaje të mëtejshme se çfarë forme do të kishte një veprim i tillë dhe nëse do të përfshinte mbështetje të drejtpërdrejt amerikane.
Deklarata e Trumpit vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka zhvilluar operacione ushtarake në Liban dhe Siri, ndërsa Hezbollahu mbetet një nga aktorët kryesorë të armatosur në rajon.
Çështja e pranisë izraelite në zonat kufitare të Libanit dhe Sirisë ka qenë një pikë e debatueshme ndërkombëtarisht, ndërsa çdo përshkallëzim i ri mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit. /Telegrafi/





































