LAJMI I FUNDIT:

SHBA paralajmëron Turqinë kundër blerjes së sistemit raketor rus

SHBA paralajmëron Turqinë kundër blerjes së sistemit raketor rus

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e paralajmëroi Turqinë kundër blerjes së sistemit anti-raketor rus S-400, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë.

Pence tha se Turqia “duhet të zgjedhë” midis të qenët anëtare e rëndësishme e NATO-s, ose rrezikon sigurinë e këtij partneriteti, duke marrë “vendime të tilla të pamatura”.


Turqia tha se blerja e sistemit të avancuar rus është tashmë një marrëveshje e bërë.

Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO.

Pence po ashtu kritikoi Gjermaninë – një tjetër anëtare të rëndësishme të NATO-s – për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtjen e saj.

Moska nuk bëri asnjë koment publik për zhvillimet e fundit.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori