LAJMI I FUNDIT:

SHBA: 60 republikanë me ndikim e kundërshtojnë Trumpin

SHBA: 60 republikanë me ndikim e kundërshtojnë Trumpin

Gjashtëdhjetë veteranë republikanë të politikës së jashtme kanë shprehur përkushtim për ta kundërshtuar kandidatin presidencial, Donald Trump, duke thënë se propozimet e tij do ta dëmtojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Në letrën në një faqe në Internet (War on the Rocks) të postuar sot, këta anëtarë me ndikim në Partinë Republikane, përfshirë ish-presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick, dhe ish-sekretarin e brendshëm të sigurisë, Michael Chertoff, i kanë hedhur poshtë deklaratat kundër myslimanëve të  Trumpit dhe kërkesën e tij që Meksika ta financoj ndërtimin e murit në kufirin me Shtetet e Bashkuara. Këto janë vetëm dy prej qëndrimeve, që vlerësohen si kundërthënëse, që i ka paraqitur Donald Trump.

Kjo letër u publikua një ditë pasi zoti Trump arriti fitore të madhe për sigurimin e nominimit republikan për zgjedhjet presidenciale, meqë fitoi në 7 prej 12 shteteve në të ashtuquajturën Super e Martë, transmeton Evropa e Lirë.


Por, në mesin e atyre që nuk e kanë nënshkruar këtë letër janë ish-sekretarët amerikanë të shtetit, Condoleeza Rice, dhe Colin Powell, dhe ish-këshilltari për siguri kombëtare, Stephen Hadley.

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori