LAJMI I FUNDIT:

Shawn Mendes anulon pjesën e mbetur të turneut botëror për shkak të shëndetit mendor

Shawn Mendes anulon pjesën e mbetur të turneut botëror për shkak të shëndetit mendor

Shawn Mendes njoftoi të mërkurën në mëngjes (27 korrik) se po anulon pjesën tjetër të turneut të tij për të vazhduar pushimin e shëndetit mendor.

“Siç e dini më duhej të shtyja javët e fundit të shfaqjeve pasi nuk isha plotësisht i përgatitur plotësisht”, filloi deklaratën e tij në rrjetet sociale këngëtari i “Treat You Better”.


“E nisa këtë turne i emocionuar që më në fund të kthehesha performancave live pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, por realiteti është se nuk isha aspak gati për sa i vështirë do të ishte turneu pas kësaj kohe larg”, tha artisti.

Foto: Getty Images

Mendes, 23 vjeç, tha se pasi foli me ekipin e tij dhe një “grup të jashtëzakonshëm profesionistësh shëndetësorë”, ata arritën në përfundimin se ai duhet të marrë kohën për t’u rikthyer më i fortë.

Këngëtari i “Lost in Japan”, i cili pranoi se i është zemërthyer nga vendimi, tha se shpreson të rifillojë datat e turneut të tij pas një “kohe shumë të nevojshme pushimi”, por ndërkohë do të vazhdojë të regjistrojë muzikë të re për fansat e tij.

Foto: Shawn Mendes/Instagram

“…Unë premtoj se do të kthehem sapo të kem marrë kohën e duhur për t’u shëruar”, përfundoi ai mesazhin e tij.

Shawn Mendes njofton shtyrjen e turneut botëror për shkak të problemeve me shëndetin mendor
Lexo po ashtu Shawn Mendes njofton shtyrjen e turneut botëror për shkak të problemeve me shëndetin mendor

Kjo vjen disa javë pasi ai fillimisht njoftoi se po shtynte turneun e tij, të njohur si “Wonder: The World Tour”. Turneu i tij filloi në Portland në qershor dhe ishte planifikuar të vazhdonte deri në gusht 2023.

Mendes gjithashtu aludoi për problemet e tij për shëndetin mendor në prill, kur u tha fansave se e kishte të vështirë të tregonte të vërtetën për veten e tij. /Telergafi/

View this post on Instagram

A post shared by Shawn Mendes (@shawnmendes)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori