Penelope Cruz mahnit në Venecia me fustanin e zi, mbërrin dorë për dore me Javier Bardem

Penelope Cruz dhe Javier Bardem kanë mbërritur në Venecia për Festivalin e 83-të Ndërkombëtar të Filmit, ku u shfaqën dorë për dore para se të hipnin në taksinë ujore.
Aktorja 52-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi elegant, të lidhur anash me një broshë ari. Ajo e kompletoi dukjen me një çantë kamoshi ngjyrë kaki, taka të zeza dhe syze dielli.
Ndërsa mbërriti te taksia ujore, Penelope hoqi takat për ta pasur më të lehtë hipjen në anije. Javier, 57 vjeç, u shfaq më thjesht, me këmishë blu, xhinse dhe atlete të bardha, shkruan DailyMail.

Çifti ndodhet në Venecia për premierën e filmit “Bunker”, ku luajnë rolet e një çifti të martuar, Sofia dhe Miguel.
Penelope dhe Javier janë të martuar prej 16 vitesh dhe kanë dy fëmijë, Leo 15 vjeç dhe Luna 13 vjeçe.

Në maj, Javier tregoi se ai dhe Penelope kujdesen që, që nga lindja e fëmijës së tyre të parë, të paktën njëri prej tyre të jetë gjithmonë në shtëpi kur tjetri merr një rol aktrimi.
Ai e përshkroi bashkëshorten si një grua të mrekullueshme, të bukur dhe të mirë, ndërsa shtoi me humor: “Për më tepër, ajo është e bukur”. /Telegrafi/
















































