LAJMI I FUNDIT:

Sharjah Publishing City në bashkëpunim me Ingram’s Lightning Source sjellin shërbimin më të shpejtë të printimit (Print-On-Demand )

Sharjah Publishing City në bashkëpunim me Ingram’s Lightning Source sjellin shërbimin më të shpejtë të printimit (Print-On-Demand )

Javën që lamë pas u bë sinjalizimi i një arritjeje të rëndësishme për sektorin botues të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Autoriteti i Librit të Sharjahut (SBA) dhe Ingram’s Lightning Source, kanë nënshkruar një marrëveshje për të sjellë shërbimin më të mirë të printimit sipas kërkesës (print-on-demand) në botë, në Zonën e Lirë të Sharjah Publishing City.


Marrëveshja u nënshkrua nga Ahmed bin Rakkad Al Ameri, Kryetar i (SBA dhe Shawn Morin, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Ingram Content Group, në prani të John Ingram, Kryetar i Ingram Industries, në Book Expo America 2019.

Ahmed bin Rakkad Al Ameri, kryetar i SBA, theksoi se objektivi kryesor i kësaj marrëveshje dhe partneriteti është që Sharjah të ofrojë shërbime botuese gjithëpërfshirëse në treg në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në rajon, përveç ofrimit të mjeteve dhe zgjidhjeve që do t’u mundësonin botuesve për të filluar bizneset e tyre në Sharjah dhe të zgjerohen ndërkombëtarisht.

Rreth Ingram’s Lightning Source

Ingram është kompania më e madhe botërore e shtypit dhe shpërndarjes që punon për sektorin botues. Ingram’s Lightning Source është pjesë e Grupit Ingram të kompanive që respektohen ndërkombëtarisht.

Ingram’s Lightning Source u ofron botuesve dhe individëve mundësinë për të shtypur 1 libër ose 10,000 – të gatshëm për t’u dërguar për shitje në vetëm 24 orë.

Ingram’s Lightning Source lidh botuesit me kanalin më të madh të shpërndarjes në botë të tregtarëve me shumicë dhe shitësish të librave. Përveç shpërndarjes së librave përmes kompanisë Ingram Book, Ingram / Lightning Source mban lidhje me portofolin më të gjerë të shitësve të librarive që u shërbejnë konsumatorëve sot.

Rreth Sharjah Publishing City

Menjëherë pasi hapi dyert në tetor të vitit të 2017, Sharjah Publishing City – një zonë e lirë me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe ekskluzivisht për industritë botuese, u bë vendi i cili priti një numër të madh të bizneseve nga bota.

Me një mori shërbimesh logjistike dhe profesionale, duke përfshirë printera, redaktorë, përkthyes, ilustrues, shërbime për marketing dhe promovime, madje edhe trajnime, si dhe shërbime të logjistikës dhe shpërndarjes, objektet e Sharjah Publishing City kanë krijuar një ekosistem të fuqishëm të biznesit.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori