LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri, Salah dhe Robertson i befasojnë fëmijët e vegjël – ylli nga Gjilani është bërë i preferuari i tifozëve

Shaqiri, Salah dhe Robertson i befasojnë fëmijët e vegjël – ylli nga Gjilani është bërë i preferuari i tifozëve

Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të dashur nga tifozët e Liverpoolit.

Mesfushori nga Kosova ka shkëlqyer që pas transferimit nga Stoke City me fanellën e kuqe duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke dhuruar asistime për bashkëlojtarët.


Liverpooli kishte vendosur që t’i befasojë fëmijët e një shkolle fillore, duke i dërguar tre yjet e skuadrës, Xherdan Shaqiri, Andrew Robertson dhe Mohamed Salah.

Fillimisht fëmijët pyesnin se për kë bënin tifo, për Liverpoolin apo Evertonin dhe lojtarin e tyre të preferuar.

Pasi përgjigjeshin fëmijët e vegjël, Salah, Shaqiri dhe Robertson dilnin në skenë duke i befasuar ata.

Disa nga fëmijët e vegjël ishin edhe tifozë të rivalit lokal të Liverpoolit, Evertonit por gëzoheshin kur shihnin yjet e The Reds.

Shaqiri dhe Salah ishin dy lojtarët më të preferuar nga tifozët e vegjël të Liverpoolit.

Gjesti i klubit dhe lojtarëve për t’i befasuar fëmijët e vegjël është mirëpritur shumë në rrjetet sociale që kanë përshëndetur këtë iniciativë të Liverpoolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori