LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri i qartë: Duam ta mposhtim Shqipërinë

Shaqiri i qartë: Duam ta mposhtim Shqipërinë
Switzerland's Xherdan Shaqiri, center, celebrates with Valon Behrami, right, and Granit Xhaka, left, after the first goal for Switzerland during a Worldcup qualification soccer match between Switzerland and Albania at the Swisspor Arena in Lucerne, Switzerland, Tuesday, September 11, 2012. (KEYSTONE/Walter Bieri)

Xherdan Shaqiri është shprehur para duelit të madh të Zvicrës ndaj Shqipërisë në kuadër të Grupit A të Euro 2016.

Shaqiri në një intervsitë për faqen zyrtare të UEFA-s ka bërë të ditur se do të jetë sfidë speciale për të dhe shumë lojtarë të tjerë të kombëtares.

Megjithatë, ai thotë se ky është futbolli dhe se janë në pyetje tri pikë, që ekipi i tij dëshiron me çdo kusht, shkruan Telegrafi.


“Unë u kam thënë prindërve të mi se ne do të jemi në grup me Shqipërinë, dhe kështu edhe ndodhi. Eshtë një short i veçantë për të gjithë ne, por ne kemi luajtur dy herë ndaj Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit dhe kemi bërë mjaft mirë. Do të jetë ndeshje speciale, por për mua dhe të tjerët, është ndeshje futbolli dhe janë në pyetje tri pikë të cilat duam t’i fitojmë në këtë garë shumë të rëndësishme”.

“Kjo e bën ndeshjen edhe më speciale. Ne kemi mjaft përvojë dhe duam që të fitojmë ndeshjet e parë”, u shpreh Shaqiri për faqen zyrtare të UEFA-s.

Kështu, nuk pritet që Shaqiri të sprapset nëse do t’i jepet mundësia të shënojë gol. /Telegrafi/