LAJMI I FUNDIT:

Shaqirit i pëlqeu festimi i Kloppit ndaj Evertonit: Nuk ishte mosrespekt për kundërshtarin, jam i lumtur te Liverpooli

Shaqirit i pëlqeu festimi i Kloppit ndaj Evertonit: Nuk ishte mosrespekt për kundërshtarin, jam i lumtur te Liverpooli
Xherdan Shaqiri duke festuar golin ndaj Fulham (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Evertonit, ndërsa nuk mungoi edhe komenti i tij për festimin e Jurgen Klopp në fund të ndeshjes.

Festa e trajnerit gjerman pa përfunduar loja ka ngjallë debate pasi një pjesë e tifozëve të futbollit është parë si e tepruar, por kështu nuk mendon edhe ylli shqiptar i Reds.


“Secili person është emocional dhe këtë mund ta shikoni kur ju shënoni në minutën e fundit në derbi, ndeshja ishte gjithashtu fantastike, pra aty ka shumë emocione”.

“Ndodh, shumë trajnerë e kanë bërë edhe më parë, ndonjëherë është diçka e mirë, por nuk është mosrespekt për kundërshtarin, janë emocione dhe ndodh në futboll. Është bukur të shikosh emocione të tilla nga trajneri”.

Kjo fitore i ndihmoi Liverpoolit të vazhdojë ndjekjen e Manchester Cityt nga afër dhe për këtë Shaqiri tha:

“Ishte një ndjenjë e mirë. I shikuat reagimet emocionale të lojtarëve dhe trajnerit, ishte diçka më të vërtetë e mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe kjo është e rëndësishme. Ne po punojmë së bashku dhe kjo është e rëndësishme që të njohim njëri-tjetrin më mirë”.

Trajneri Jurgen Klopp duket e uruar Xherdan Shaqirin për paraqitjen e mirë ndaj Fulhamit (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Ne jemi sikur një familje e vogël. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kënaqemi me punën tonë. Reflekton në fushë”.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është në udhëtim te Burnley të mërkurën, pavarësisht se ata janë në pozitën e parafundit, Shaqiri pret një ndeshje të vështirë në Turf Moor.

“Ne jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë mund të jetë Liga Premier, mund të humbasësh pikë ndaj çdo skuadre. Nuk po e shikojmë Manchester Cityn, është e rëndësishme të shikojmë vetën ndeshje pas ndeshje”.

Shaqiri refuzon të pijë kafe me Neville, dëshiron titullin me Liverpoolit për respekt ndaj Kloppit
Lexo po ashtu Shaqiri refuzon të pijë kafe me Neville, dëshiron titullin me Liverpoolit për respekt ndaj Kloppit

“E dimë se Man City janë në krye dhe po luajnë futboll të mirë dhe janë favoritë, por edhe në po kemi sezon të mirë dhe nëse qëndrojmë në këtë nivel çdo gjë mund të ndodhë. Ne duhet të vazhdojmë me fitore dhe pastaj të shikojmë se çfarë do të ndodh në fund të sezonit”.

Ylli shqiptar në intervistën për Sky Sports foli edhe për formën e tij të mirë tek Reds: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam ambientuar shumë mirë, njerëzit janë të sjellshëm, gjë që reflekton edhe në fushë. Po shikoj para, për një të ardhme të ndritur me këtë klub”, ka thënë Shaqiri për fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori