LAJMI I FUNDIT:

“Shaqiri e Xhaka nuk largohen nga Zvicra”

“Shaqiri e Xhaka nuk largohen nga Zvicra”
Switzerland's Xherdan Shaqiri, right, cheers next to Switzerland's Granit Xhaka, left, after scoring for Switzerland during a Worldcup qualification soccer match between Switzerland and Albania at the Swisspor Arena in Lucerne, Switzerland, Tuesday, September 11, 2012. (KEYSTONE/Samuel Truempy)

Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka folur në lidhje me të ardhmen e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës te Zvicra pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Sipas tij, dy-ish lojtarët e tij nuk do ta ndërrojnë Zvicrën për Kosovën.


“Së pari duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të vendos Kongresi i FIFA-s dhe më pas do të vendosin nëse lojtarët që kanë luajtur për një vend tjetër, mund të luajnë tani për tani për Kosovën, apo pas dy ose pesë vitesh”, tha në fillim Hitzfeld për Blick, raporton GazetaOlle.com.

Sipas tij, Shaqiri e Xhaka kanë lidhje të ngushta me Kombëtaren zvicerane. “Kombëtarja është e paprekur, është krijuar atmosferë e mirë. Ata janë të lumtur kur e shohin veten e tyre aty. Janë rritur që nga fëmijëria së bashku, prandaj jam i bindur se Xherdani dhe Graniti do të vazhdojnë me Zvicrën”, shtoi trajneri gjerman.

“Unë mund ta imagjinoj se sa të vështirë e kanë ata. Kjo është si të jesh në familje dhe të diskutosh për fëmijën tuaj. Të luaj për rrënjët e tua, apo për vendin ku je rritur. Është çështje e ndërgjegjes tuaj. Nëse ata i kushtojnë vëmendje karrierës së tyre, me Kombëtaren zvicerane shanset i kanë për suksese më të mëdha. Nëse zgjedhin Kosovën, kjo është gjë emocionale”, u shpreh Hitzfeld.

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori