LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri e tepron: Zvicra fiton Evropianin

Shaqiri e tepron: Zvicra fiton Evropianin

Xherdan Shaqiri ka surprizuar të gjithë në një intervistë për “goal.com”. Ylli i përfaqësues helvete beson se kombëtarja e tij i ka shanset për të triumfuar.

Futbollisti me origjina nga Kosova ka theksuar se kombëtarja e Zvicrës ka elementë shumë cilësorë dhe mund të përsërisë suksesin e Danimarkës apo Greqisë.


“Unë mendoj se Zvicera mund të shkojë edhe më shumë sesa njerëz mendojnë. Dy ekipet të vogla kanë fituar më parë Euron, Greqia në vitin 2004 dhe Danimarka para kësaj. Unë nuk jam duke thënë se ne do të fitojmë, por unë mendoj se ne do të shkojmë larg.

Është një grup i vështirë me Francën, të cilët janë favorit, por unë mendoj se do ta kalojmë grupin dhe to të shkojmë larg”, u shpreh Shaqiri.

Përfaqësuesja e Zvicrës është pjesë e Grupit A së bashku me Francën, Shqipërinë dhe Rumaninë.