LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri bojkoton Zvicrën shkaku i shiritit, Xhaka i përgjigjet: Nëse është problem shiriti i kapitenit, eja ta jap unë

Shaqiri bojkoton Zvicrën shkaku i shiritit, Xhaka i përgjigjet: Nëse është problem shiriti i kapitenit, eja ta jap unë

Granit Xhaka ia ka ofruar shiritin e kapitenit bashkëlojtarit të tij te kombëtarja e Zvicrës, Xherdan Shaqirit.

Ylli i Liverpoolit ka bojkotuar grumbullimin me kombëtaren e Zvicrës për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për Euro 2020.


Sipas mediave zvicerane, arsyeja e këtij bojkotimi thuhet të jetë shiriti i kapitenit, të cilin e ka kërkuar gjilanasi Shaqiri.

Shaqiri refuzon ftesën e Zvicrës, zviceranët nuk e presin mirë vendimin e tij
Lexo po ashtu Shaqiri refuzon ftesën e Zvicrës, zviceranët nuk e presin mirë vendimin e tij

Për këtë ndodhi është pyetur shqiptari tjetër, Xhaka, i cili mban shiritin te Zvicra dhe është përgjigjur se nuk di asgjë, por nëse Shaqiri e do kapitenin atëherë mesfushori i Arsenalit është i gatshëm t’ia jap.

Shaqiri dhe Xhaka duke festuar një gol te Zvicra

“Nëse ky është me të vërtetë problemi me shiritin e kapitenit, atëherë mund të ulemi në tavolinë. Ai dhe unë”, ka thënë fillimisht Xhaka për Blick.

“Mendoj se jemi mjaft të pjekur për të folur për të”.

Xhaka hedh poshtë përçarjet me Shaqirin: Ai është lojtar i rëndësishëm, jemi të mërzitur që mungon
Lexo po ashtu Xhaka hedh poshtë përçarjet me Shaqirin: Ai është lojtar i rëndësishëm, jemi të mërzitur që mungon

“Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund të ketë shiritin e kapitenit. Nuk ka problem”.

“Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin a po jo. Mundohem të kem ndikim në ekip. Me ose pa fashën e kapitenit”, përfundoi mesfushori prishtinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori