LAJMI I FUNDIT:

Me shami e me gotë mbi kokë, Dua Lipa publikon video duke kërcyer me këngë popullore gjatë pushimeve në Shqipëri

Me shami e me gotë mbi kokë, Dua Lipa publikon video duke kërcyer me këngë popullore gjatë pushimeve në Shqipëri
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka më shumë se një javë që po i shijon pushimet në bregdetin shqiptar.

Ajo ka publikuar vazhdimisht fotografi gjatë këtyre ditëve nga vizita e saj në shumë vende turistike të Shqipërisë, duke iu krenuar mbarë botës me bukuritë e rivierës shqiptare.


Teksa ndodhet në jug të Shqipërisë bashkë me familjen, Dua Lipa, në të njëjtën kohë po kënaqet me familjarët e saj nga Kosova, të cilët kishte kohë pa i takuar.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Së fundmi, 25-vjeçarja ka bërë një sërë postimesh në Instagram, ku ndër të tjerash ka hedhur një video, ku shfaqet duke kërcyer valle tradicionale shqiptare.

Nën ritmet e një kënge popullore të kënduar nga Remzie Osmani, Lipa mund të shihet me gotë mbi kokë, teksa vallëzon me shaminë në dorë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Më trego se je shqiptar, pa më treguar se je shqiptar”, shkroi Dua në mbishkrimin e videos.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Fotografitë e tjera përfshijnë imazhe me të dashurin e saj, Anwar Hadid, si dhe me nënën e saj, Anesën, gjatë këtyre ditëve pushimi.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Vetëm një ditë më parë, Dua vizitoi edhe qytetin antik të Butrintit, duke ngelur e impresionuar nga gjurmët historike të qytetit të vjetër shqiptar. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori