LAJMI I FUNDIT:

Shala: Qeveria Kurti po e keqpërdor shpalljen e masave emergjente për rrymën

Shala: Qeveria Kurti po e keqpërdor shpalljen e masave emergjente për rrymën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka deklaruar Qeveria Kurti po e keqpërdor çështjen për shpalljen e masave emergjente për energjinë elektrike.

Shala gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës theksoi se janë në pritje të sjelljes së një ligji që do ta rregullonte këtë gjendje për një afat të gjatë.


“Gjashtë herë radhazi shmangie procedurale dhe gjashtë herë nuk ia sjell Qeveria raportin Kuvendit për të parë cilat janë masat emergjente dhe pasojat. Po vazhdojmë këtë telekomendi”, tha Shala.

“Ne presim shumë mirë që të na sillni një ligj që do ta bënte vlerësimin adekuat të situatës dhe ta zgjidhnim për një periudhë afatgjatë këtë situatë”, përfundoi ai. /Telegrafi/