LAJMI I FUNDIT:

Shala paralajmëron masa reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut

Shala paralajmëron masa reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka thënë se i ka dërguar një letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, ku ka kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare.

Shala ka thënë se, është i shqetësuar lidhur me ndalimin e eksportit të rasadit të peshkut nga Kosova në drejtim të tregut të Maqedonisë së Veriut.


“Me lejoni të theksoj rëndësinë e të bërit tregti pa barriera në mes të dy vendeve tona dhe obligimet që të dyja vendet kanë ndërmarrë në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s. Këto shkelje nga Maqedonia e Veriut për angazhimet e saj në CEFTA përbëjnë një shqetësim të madh për Qeverinë time dhe ju ftoj që të gjeni një zgjidhje për këtë çështje sa më shpejtë të jetë e mundur. Jemi në pritje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut që do t’i heqin këto barriera tregtare në të kundërtën do të jemi të detyruar të reagojmë, ku si reagim do të jetë trajtimi i njëjtë i produkteve të Maqedonisë së Veriut që hyjnë në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Shalës dërguar ministrit Bekteshi.

Kujtojmë se përmes një vendimi që hyri në fuqi më 1 qershor të këtij viti, Maqedonia ka ndaluar importin e peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova.

Për më tepër është vendosur edhe një taksë prej afër 700 euro për çdo hyrje të kamionëve të peshkut në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi. 

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori