LAJMI I FUNDIT:

Shala bëhet me skuadër të re, transferohet te Start

Shala bëhet me skuadër të re, transferohet te Start

Herolind Shala është bërë me skuadër të re.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, ka lënë ekipin danez Lyngby për t’iu bashkuar ati norvegjez Start.


Ka qenë vetë klubi dhe lojtari që kanë konfirmuar këtë transferim por që kohëzgjatja e kontratës dhe detajet financiare nuk janë bërë publike.

Shala ka thënë pas prezantimit te klubi se beson në projektin e Start dhe për këtë ka vendosur të nënshkruajë aty.

“Unë me të vërtetë besoj në projektin e madh këtu. Start është një skuadër e mirë dhe unë jam i emocionuar që do të luajë këtu”, tha Shala.

“Çfarë mund të bëni për Start këtë kampionat? Qëllimi im është të shënoj sa më shumë gola, edhe pse në fund tri pikët kanë rëndësi”, deklaroi Shala për faqen zyrtare të klubit.

Ish-anëtari i Sparta Pragë, Kasimpasa e Slovan Liberec është pritur mirë edhe nga trajneri i ekipit Kjetil Rekdal.

Rekdal ka thënë se i njeh mirë aftësitë e Shalës dhe kjo ka qenë arsyeja pse ka këmbëngulur për transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Premier League
Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

La Liga
Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori