LAJMI I FUNDIT:

Shakira rrezikon të dënohet me burg nga Gjykata e Spanjës nëse vërtetohet evazioni fiskal

Shakira rrezikon të dënohet me burg nga Gjykata e Spanjës nëse vërtetohet evazioni fiskal

Shakira mund të përballet me gjyqin në Spanjë për pretendimin e shmangies së taksave në vlerë prej 13 milionë funteve (15.2 milionë euro).

Prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare kolumbiane për gjashtë vepra penale, të cilat mund të rezultojnë në burg nëse ajo dënohet, shkruan DailyMail.

Ata pretendojnë që prodhuesja e hitit “Hips Don’t Lie” ndaloi pagimin e taksave në Spanjë në vitet 2012, 2013 dhe 2014.

Shakira ka thënë më parë se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës, vetëm duke vizituar vendin ‘në mënyrë sporadike’.

Tani një gjykatës ka përfunduar se ka ‘indikacione të mjaftueshme’ që Shakira të shkojë në gjyq për gjoja shmangien e pagesës së 14.5 milionë eurove, raporton Euro Weekly.

Besohet se Shakira ka në plan të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër vendimit.

Muzikantja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.

Foto: Shakira/Instagram

Ajo mohoi akuzat për mos pagimin e taksës kur jetoi në Spanjë midis viteve 2011 dhe 2014, gjatë një seance e gjysmë të gjatë në Esplugues de Llobregat, pranë Barcelonës.

Prokurorët pretenduan se super ylli dështoi të paguajë taksat në Spanjë pavarësisht se ishte rezidente në vend për katër vjet para vitit 2014.

Ndërsa ajo pretendohet të jetë transferuar në Spanjë në vitin 2011 kur u bë publike lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique, prokurorët pretendojnë se ajo mbajti vendbanimin e saj zyrtar të taksave në Bahamas deri në vitin 2015 kur filloi të paguante taksa në Spanjë.

Çështja përfshin vetëm periudhën nga vitet 2012 në 2014, pasi afati kohor për të ndjekur penalisht veprat e pretenduara tatimore ka skaduar.

Foto: Shakira/Instagram

Ekipi i saj i shtypit më vonë kishte lëshuar një deklaratë ku thuhej se super ylli kolumbian ishte i pafajshëm dhe gjithçka që pretendohej nga autoritetet tatimore ishte paguar.

“Aktualisht nuk ka borxh”, tha ajo.

Ekipi i saj mbrojtës kishte argumentuar se deri në vitin 2014 ajo fitoi shumicën e parave të saj në turne ndërkombëtare dhe nuk jetoi më shumë se gjashtë muaj në vit në Spanjë – dhe për këtë arsye nuk ishte rezidente sipas ligjit tatimor.

Deklarata tha: “Shakira gjithmonë i ka përmbushur detyrat e saj tatimore në të gjitha ato vende në të cilat ka punuar, përfshirë në periudhën midis viteve 2011 dhe 2014”.

Foto: Shakira/Instagram

“Ajo ndoqi mendimet dhe rekomandimet e sakta të këshilltarëve të saj, të cilët janë profesionistë të nivelit të lartë nga një prej kompanive më të mëdha në botë”.

Shakira është një nga yjet më të mëdhenj nga Amerika Latine, duke shënuar hite të mëdha globale me këngë të tilla si ‘She Wolf’ dhe ‘Waka Waka’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori