LAJMI I FUNDIT:

Shakatë mes kolegësh, Adriatik Kelmendi ‘spiunon’ Aurora Susurin në prapaskenën e xhirimeve të lajmeve (Foto)

Shakatë mes kolegësh, Adriatik Kelmendi ‘spiunon’ Aurora Susurin në prapaskenën e xhirimeve të lajmeve (Foto)

Prezantuesi i njohur i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, e ka nisur shumë vite më parë karrierën e tij në Kohavision.

Paralelisht me të, në të njëjtin televizion ka filluar punë edhe spikerja e lajmeve, Aurora Susuri-Gunga, dhe prej vitesh dyshja në fjalë janë shndërruar në dy personazhe shumë të dashur për publikun.


Njëherësh, ata ruajnë një miqësi dhe kolegjialitet shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Kelmendi: Gjykata Speciale diskriminuese dhe raciste (Video)
Lexo po ashtu Kelmendi: Gjykata Speciale diskriminuese dhe raciste (Video)

Miqësia shpesh i lejon edhe shakatë, teksa një prej kurdisjeve që të bënë të qeshësh, duket t’ia ketë bërë Adriatiku pikërisht koleges së tij.

Në një video të hedhur në InstaStory, ai e ka incizuar kolegen e tij teksa luan në telefon, gjatë kohës sa shfaqen reklamat përgjatë hapësirës së lajmeve.

Në momentin që Aurora e kupton se po ‘spiunohet’ nga kolegu i tij, ajo me të qeshura kthehet nga kamera duke i drejtuar gishtin.

Susuri-Gunga vazhdon të mbetet një ndër spikeret më të dashura për publikun, e cila veçohet për stilin e saj të veçantë të dhënies së lajmeve. /Telegrafi/