LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Gjykata Speciale diskriminuese dhe raciste (Video)

Kelmendi: Gjykata Speciale diskriminuese dhe raciste (Video)

Analisti Adriatik Kelmendi, duke e komentuar Gjykatën Speciale, ka thënë se kjo gjykatë  është diskriminuese dhe raciste në raport me shqiptarët.

Kelmendi  në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka theksuar se një element tjetër i çuditshëm i kësaj gjykate, është se pjesë e këtij institucioni nuk mund të jetë një kosovar.


“Në fund të fundit, pas gjithë këtyre dështimeve ose gjysmë dështimeve të gjykatave ndërkombëtare, për t’i trajtuar rastet në hierarkinë e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëgjojmë se nuk do të preket kjo strukturë. Atëherë çfarë kuptimi ka kjo gjykatë, kur rastet e eksponentëve më të thjeshtë, janë trajtuar edhe në gjykatat në Kosovë”, ka shtuar Kelmendi./Telegrafi/