LAJMI I FUNDIT:

Shahini: Gruri nga Serbia, bluhet dhe paketohet në Maqedoni – pastaj futet në Kosovë (Video)

Shahini: Gruri nga Serbia, bluhet dhe paketohet në Maqedoni – pastaj futet në Kosovë (Video)
Agim Shahini, kryetar i AKB-së

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com, ka thënë se produktet nga Serbia, ripaketohen në Maqedoni dhe sillen në tregun e Kosovës.

Sipas tij, ekonomia informale ende mbetet problem për vendin.


“Ne kemi prezencë të produkteve serbe në vend. AKB-ja e ka bërë një hulumtim, në 15-ditshin e parë pas 21 nëntorit, ne kemi vërtetuar se mbi 34 milionë euro produkte serbe gjenden në Kosovë, të cilat aktualisht janë nëpër depot, janë nëpër rafte, nëpër biznese, tek importuesit e Serbisë, dhe ka qenë një ndër faktorët se ato produkte kanë qenë në treg. E dyta është se qytetarët kanë filluar t’i refuzojnë këto produktet e tyre, e treta është se Qeveria mori një vendim që të gjitha produktet që janë nëpër depot doganore në vend t’iu lejohet që të bëhet zhdoganimi i tyre që janë ardhur para 21 nëntorit dhe e katërta është kontrabanda”, tha ai.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka bërë të ditur se produktet e Serbsië paketohen në Maqedoni dhe pastaj futen në Kosovë.

Shahini: Pas taksës 100%, bizneset vendore rritën prodhimin dhe punësimin (Video)
Lexo po ashtu Shahini: Pas taksës 100%, bizneset vendore rritën prodhimin dhe punësimin (Video)

“Ka ripaketim të produkteve serbe në Maqedoni, të cilat vijnë në Kosovë dhe në shumicën e rasteve e kanë të drejtën sipas marrëveshjes së CEFTA-së. Janë produkte të cilat importohen në formë ‘refus’ nga Serbia, shkojnë në Maqedoni, ripaketohen dhe vijnë në Kosovë. Ta marrim shembull grurin, i cili shkon në Maqedoni, atje bluhet dhe vjen me markë të Maqedonisë”, ka thënë Shahini.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për efektet e taksës 100 për qind dhe për koston e punës në Kosovë. /Telegrafi/