LAJMI I FUNDIT:

“Shadow government”

PDK-ja e kishte quajtur Qeveria në hije, kurse google translate e përkthen si Qeveria hije. Këtë përkthim të google-s do t’i sugjeroja Isa Mustafës për t’i ikur akuzave për imitim të Hajredin Kuqit! Por, duket se brenda këtij emri është një sherr më i madh sesa kompleksi i imituesit.

Formimi i një qeverie hije, apo “grupi ekspertesh” nga Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të jetë një lajm i mirë për Kosovën. Por, që në fillim duket se kjo parti ka problem me emërtimin “Qeveria (ne) hije”, të cilin për herë të parë e ka përdorur PDK-ja kur LDK-ja dhe AAK-ja ishin në koalicion qeveritar. Madje, disa nga zyrtarët e LDK-së, në mënyrë cinike dhe injorante, deklaronin se Kosova ka nevojë për qeveri në diell e jo në hije! Tani Isa Mustafa po tenton ta mohojë imitimin e Hashim Thaçit, ashtu si edhe u cilësua nga Hajredin Kuqi, zyrtar i lartë i PDK-së. Por, a është ky thjesht një imitim? PDK-ja kur bëri qeverinë hije u bazua në përvojën e shumë shteteve me traditë demokratike si Britania, Kanadaja, Australia, Franca, Japonia, Italia etj. ku opozita fill pas zgjedhjeve krijon qeverinë hije. Pas koalicionit qeveritar të atëhershëm të PDK-së me LDK-në, jo që pushoi nevoja për një organizim të tillë opozitar, por thjesht nuk kishte kush ta bënte atë. Një tendencë e bashkimit opozitar e Ramush Haradinajt pat përfunduar pa sukses. Ndërkohë asnjë nga tri partitë opozitare nuk ishte aq e fuqishme në vete për ta sfiduar koalicionin e dy partive më të mëdha në vend.


Kabinetin hije zakonisht e bën një parti e fuqishme opozitare dhe LDK-ja e plotëson këtë kusht. Dhe, nëse PDK-ja ka “imituar dikë” kur ishte në opozitë, pse të njëjtën gjë mos ta bëjë tani edhe LDK-ja? Madje, kjo parti duhet në mënyrë të qartë të dalë para opinionit me kabinetin e vet hije dhe të mos krijojë konfuzion të panevojshëm me sintagma të reja. Ky organ i ri i LDK-së duhet të quhet Qeveria hije me kryeministrin hije (kryetarin e partisë) dhe anëtarët e kabinetit që do të quhen ministrat hije. Dhe, atyre që akuzojnë për imitim duhet sqaruar se e tërë jeta politike në Kosovë është një tendencë, madje jo e arrirë mjaftueshëm për imitimin e të tjerëve. Nga kjo gjeneratë politikanësh realistët nuk presin diçka më mirë. Mirëpo, krijimi i mekanizmave të dobishëm nga cilado forcë politike duhet të mirëpritet nga të gjithë. Duke mësuar nga të tjerët ne krijojmë praktika të reja me dëshirë që një ditë të tejkalohen improvizimet në të gjitha sferat e zhvillimit shoqëror.

Është interesant se debati për këtë nismë të LDK-së në vend se ta trajtojë rolin e këtij mekanizmi opozitar në ndikimin e qeverisjes së mirë, po devijon në diskutimin e rolit që mund ta ketë ky mekanizëm në shkurtimin e jetës së qeverisë së Hashim Thaçit! Pra, që në nismë krijohet një paragjykim dhe një iluzion, të cilin sipas asaj që tha lideri i LDK-së Isa Mustafa, kjo parti nuk e ka për synim, meqë “grupi i ekspertëve do ta monitorojë dhe korrektojë qeverinë aktuale”. Edhe marrëveshja e Treshes politike (Thaçi, Mustafa, Pacolli) demanton qëndrimin tjetër se kjo parti përmes aktivitetit të ekspertëve të saj do t’ia shkurtojë ditët qeverisë aktuale.

Duke shikuar prapa përvojën e PDK-së, si themeluesja e parë e qeverisë hije, e cila sapo kishin përfunduar zgjedhjet nuk kishte ngurruar t’i bashkonte forcat pikërisht me ata që sipas PDK-së kishin qeverisur keq, atëherë nuk do mend se qeveria hije e Hashim Thaçit nuk ishte gjë tjetër pos një organ marketingu për efekte politike. Prandaj, ajo për çka LDK-ja duhet të përkujdeset nuk është emri i këtij mekanizmi, sepse emër më të saktë sesa Qeveria hije nuk ka. Ajo duhet të kujdeset që ta pasurojë këtë mekanizëm opozitar me ide dhe aktivitete kreative. Në anën tjetër, çdo njeri e ka të qartë se LDK ka një traditë mbi 20 vjeçare në politikë, dhe pothuajse krejt këtë kohë e ka kaluar duke qeverisur. Ka qenë një periudhë pas lufte, gjatë qeverisë së përkohshme të Hashim Thaçit, kur LDK-ja ka vegjetuar në dremitje krejt kohën derisa përsëri ka ardhur në pushtet në saje të gabimeve të asaj qeverie amatorësh dhe të mungesës së ndonjë alternative tjetër të asaj kohe e kurrsesi të ndonjë programi a angazhimi meritor.

Në kohën kur Hashim Thaçi ka pasur telashe me organizimin e strukturës së re qeverisëse, duket se as Isa Mustafa nuk ka kaluar hiç më mirë. Paralajmërimet se një pjesë e LDK-së po ndahej dhe përmes Bukoshit po kalonte në krah të Thaçit, ishte një stres për Isa Mustafën dhe ai as sot nuk e di mirë se ke e ka pas vetes. Një stresi të ngjashëm i është nënshtruar edhe vetë Hashim Thaçi me të pakënaqurit e vet, por duke pasur në dispozicion resurset qeveritare, ai ka arritur që shumicën e zërave të kundërt t’i qetësojë me poste të ndryshme, gjë që Isa Mustafa duke qenë në opozitë nuk mund ta bëjë këtë. Prandaj, përveç kompleksit të imituesit, lideri i LDK-së ka edhe një arsye tjetër që këtë mekanizëm të mos e quajë Qeveria hije. Në fakt më problematike paraqitet emri (Qeveria), i cili aludon në pushtetin sesa mbiemri cilësor (hije), i cili përcakton të vepruarit në opozitë. Sapo të emëroheshin individët e caktuar në krye të dikastereve të qeverisë hije, të gjithë ata që kanë ambicie për pushtet në LDK e që nuk do të gjenden në këtë listë, do të ndiheshin të anashkaluar nga lideri i tyre që në fakt projektohet si kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Frika është se “grupi i ekspertëve” do të jetë qeveria e ardhshme e Isa Mustafës.

Sidoqoftë, premtimi për reforma në LDK mund të fillojë pikërisht me themelimin e kësaj qeverie hije, ku ambiciet patologjike të individëve të caktuar do të liheshin anash për t’u zëvendësuar me prurjet e reja që janë aq të pakta dhe aq të improvizuara në LDK. Të shpresojmë se një model i tillë do të bartej me sukses edhe në strukturat udhëheqëse të kësaj partie.

Në trend

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Kalo në kategori